Site icon Telegrafi

Uzuni gol në kohën shtesë, Ferencvaros kthehet në pozitën e parë

Myrto Uzuni rikthen Ferencvarosin në krye të kampionatit elitar hungarez.

Sulmuesi beratas shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë golin e vetëm të sfidës ndaj Honved (1-0).

Ky gol ia ka siguruar ekipit kampion në fuqi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Uzuni, me instiktin e golashënuesit, u pozicionua në vendin dhe kohën e duhur pranë portierit kundërshtar, duke shtyrë topin drejt rrjetës një pasim të thjeshtë nga e djathta.

Ky ishte goli i shtatë për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare në kampionat.

Vetëm pesë lojtarë të elitës së futbollit hungarez kanë shënuar më shumë se Uzuni. /Telegrafi/

Exit mobile version