Site icon Telegrafi

Uzbekistani thotë se 18 fëmijë vdiqën pasi pinë një shurup të prodhuar në Indi

Ministria e shëndetësisë e Uzbekistanit ka njoftuar se të paktën 18 fëmijë kanë vdekur pasi pinë një shurup medicinal të prodhuesit indian të barnave “Marion Biotech Pvt Ltd”.

Ministria tha se 18 nga 21 fëmijë që morën shurupin “Doc-1 Max” ndërsa vuanin nga një sëmundje akute respiratore vdiqën pasi e pinë atë. Shurupi që shitet në faqen e internetit të kompanisë, thuhet se është kundër gripit dhe ftohjes.

Shurupi përmbante etilen glikol, për të cilin ministria tha se ishte një substancë toksike. Shurupi u importua në Uzbekistan nga Quramax Medical LLC, njoftoi ministria.

Ai tha gjithashtu se shurupi u jepej fëmijëve në shtëpi pa recetën e mjekut, raporton reuters.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë ose ndonjë nga fëmijët kishte konsumuar më shumë se doza standarde.

India tashmë ka nisur inspektimin e fabrikave të barnave në të gjithë vendin për të siguruar standarde të cilësisë së lartë.

Incidenti i Uzbekistanit pason një të ngjashëm në Gambi, ku vdiqën të paktën 70 fëmijë pasi konsumuan Maiden Pharmaceuticals Ltd me bazë në New Delhi.

India njihet si “farmacia e botës” dhe eksportet e saja farmaceutike janë dyfishuar gjatë dekadës së fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version