Site icon Telegrafi

Ushtroni 15 minuta në ditë dhe zgjatni jetën për tre vite

Madje edhe aktiviteti i vogël trupor është i mjaftueshëm për ta zvogëluar rrezikun nga vdekja e hershme për 14 për qind, sikurse edhe reduktimin e sëmurjes nga kanceri për 10 për qind.

Çdo 15 minuta shtesë të ushtrimeve, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme për katër për qind shtesë, sikurse edhe rrezikun për sëmurje nga kanceri për një për qind shtesë.

Shkencëtarët rekomandojnë që personat e rritur të ushtrojnë së paku dy orë e gjysmë në javë, ose 30 minuta në ditë.

Këto të dhëna janë fituar pas hulumtimeve në të cilat janë përfshirë 400.000 njerëz. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version