Nëse e bëni çdo ditë, do të arrini ta rregulloni edhe ciklin menstrual dhe të zbusni dhembjen
Njëra ndër ushtrimet më të vjetra në botë quhet malasana, transmeton Telegrafi.
Ata që e praktikojnë çdo ditë nga disa minuta thonë që rezultatet e pabesueshme shohin që pas disa ditësh.
Ushtrimi malasana zbërthen yndyrat, ndihmon kthimin e balancës në punën e organeve të tretjes, zbut menstruacionet e dhembshme dhe cikli menstrual kthehet në normale.
Si bëhet ushtrimi?
Malasana në të vërtetë është galiç i thellë, me rastin e të cilit është me rëndësi që shputat të jenë paksa të kthyera nga ana e jashtme, vithet të lëshohen pothuajse në dysheme.
Duart mbani të bashkuara në shuplaka para vetes, uluni galiç dhe qëndroni në atë pozitë 5 sekonda. Kurrizi dhe supet gjithë kohës janë drejt.
Lehtë ngrihuni, pushoni 5 sekonda dhe kështu bëni së paku 10 përsëritje çdo ditë. /Telegrafi/