Kur kemi qenë fëmijë, kjo për ne ka qenë argëtimi i preferuar.
Modelistja braziliane dhe vajza e vërtetë e fitnesit, Izabel Goulart (31) në profilin e vet në Instagram ka postuar videon me ushtrimet të cilat, mund të themi lirisht, të gjithë ne i kemi harruar plotësisht.
Kërcimi në litar është loja të cilën të gjithë në shkolla në orët e fizkulturës i kemi praktikuar rregullisht.
Është koha që të kthehemi në fëmijëri dhe të bëjnë diçka të mirë për trupin tonë.
Përafërsisht 15 deri 20 minuta ushtrime heq 300 kalori, transmeton Telegrafi.
A post shared by Izabel Goulart (@izabelgoulart) on
Efektet e mira janë të shumta, ndërkaq vetëm njëra nga to në mënyrë efikase eliminon celulitin!
Veç kësaj, ky ushtrim aktivizon muskujt e këmbëve, duarve dhe stomakut, përmirëson balancimin dhe trajnon qëndrueshmërinë.
A post shared by Izabel Goulart (@izabelgoulart) on
/Telegrafi/