Site icon Telegrafi

Ushtrimet trupore largojnë depresionin

Edhe pse shumë njerëz nga përvoja personale e dinë se ndjehen më mirë kur bëjnë ushtrime, anekdotat e tyre dhe ndjenjat e mira deri më tani nuk ishin llogaritur si dëshmi shkencore.

Mu për këtë James A. Blumenthal, profesor i psikologjisë nga universiteti amerikan Duke, ka kryer një hulumtim shkencor me anë të cilit ka dëshmuar supozimin e deritashëm.

Për herë të parë me anë të qasjes shkencore ai ka krahasuar efektet e ushtrimeve trupore me ndikimin e ilaçeve anti-depresive për shërimin e sëmundjeve serioze të depresionit.

Ai ka ndarë 202 pacientë në katër grupe të cilët i ka trajtuar në mënyrë të veçantë. Pas gjashtëmbëdhjetë javëve, 47 për qind e njerëzve të cilët kanë marrë ilaçin kundër depresionit Zoloft kanë përmirësuar nivelin e gjendjes shëndetësore. Edhe 45 për qind e njerëzve të cilët kanë bërë ushtrime trupore nën mbikëqyrjen e ekspertëve, si dhe 40 për qind e atyre që kanë bërë ushtrime në mënyrë të pavarur. Në mënyrë statistikore, dallimet në mes të trajtuarve me anë të ilaçeve dhe atyre me anë të ushtrimeve trupore janë të pavërejtshme.

Ushtrimi ngrit nivelin e endorfinës apo nivelin e serotoninit, të ashtuquajturit hormon i fatit, që është meritor për gjendjen psikike të njeriut, ka argumentuar Blumenthal në publikimin shkencor të paraqitur në revistën Psychosomatic Medicine.

Exit mobile version