Këtë video me arsye e kanë shikuar më shumë se shtatë milionë njerëz
Për këmbë të bukura është e nevojshme t’i ndani vetëm dymbëdhjetë minuta në ditë.
Për vetëm një muaj është e mundshme të bëni dallimin drastik, nëse i përmbaheni rreptësisht rutinës së ushtrimeve të kësaj instruktoreje fitnesi, transmeton Telegrafi.
Është e njohur që dhjami nga kofshët vështirë eliminohet, mirëpo me këto ushtrime aktivizohen muskujt dhe fillon procesi i zbërthimit të shtresave yndyrore.
Treningu është krijuar të aktivizojë që të gjithë muskujt e këmbëve, mirëpo është edhe mjaft i lehtë që të munden femrat e të gjitha moshave pa problem t’i praktikojnë.
Kujdesi për trupin dhe aktiviteti fizik janë të domosdoshëm gjatë gjithë vitit, prandaj po ju sjellim setin e ushtrimeve të cilat këmbët tuaja do t’i bëjnë më të holla dhe do t’i definojnë muskujt për vetëm njëzet ditë.
Në video-xhirimin në vijim shikoni gjithë treningun:
/Telegrafi/