Në një sërë videosh në YouTube me tutorët idealë për planin e ushtrimeve, kemi arritur të gjejnë ushtrimet të cilat bëhen mesatarisht rreth 7 minuta dhe të cilat japin rezultate maksimale.
Nëse keni menduar që ajo kohë është e pamjaftueshme për arritjen e efektit të dëshiruar – të trupit të tendosur me definim të qartë, duhet patjetër t’ju zhgënjejmë, transmeton Telegrafi.
Shkenca ka konstatuar që vetëm për shtatë minuta trening me intensitet të lartë, mund të arrini rezultate kulmore sikur në palestër, sipas të dhënave të Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive (ASCM).
Për këtë tip treningu, e gjitha që ju nevojiten janë karrigia, muri, shtatë minuta dhe pak vullnet të mirë dhe qëndrueshmëri.
Po ju paraqesim programet më të mira për ushtrime të cilat do t’i kënaqin nevojat e secilit.
Treningu klasik
Ky trening është më i miri nëse dëshironi vetëm të shkundni plogështinë dhe të tendosni trupin.
Treningu bazik
Përfshin të gjitha pjesët e trupit dhe fokusohet në qëndrueshmëri.
Treningu energjik
Treningu energjik është më i miri për zgjim energjie, sepse nuk do të mund të ndalemi.
Treningu me rrotullim
Ky trening është diç më kërkues prandaj vendosni për të kur të jeni të gatshëm të kaloni në nivel më të lartë.
Treningu me hapa vallëzues
Është i shkëlqyeshëm për dobësim dhe formësim të trupit.
/Telegrafi/