Site icon Telegrafi

Ushtrimet ndihmojnë të moshuarit të ruajnë drejtpeshimin

Celsi Cowan vjen shpesh në palestër. Kjo ardhje tashmë është kthyer në rutinë, sepse Universiteti i Missourit ka zhvilluar një program fizkulture për të rinj dhe të moshuar. Ushtrimet fizike ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës dhe sëmundjeve që lidhen një stil jetese pa shumë lëvizje a veprime fizike.

Eksperti Steve Ball thotë se për të qenë rregullisht fizikisht aktiv është një gjë e vështirë. Por programi i quajtur Pyramid MyActivity ofron mënyra të ndryshme që pjesëmarrësit mund të arrijnë objektivat e veta për shëndetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Steve Ball thotë se të moshuarit duhet të fillojnë me ushtrimet në bazë të piramidës, si ecje ose ngjitje shkallësh. Pastaj të vazhdojnë me ushtrime aerobike që ndihmojnë për funksionimin më mirë të zemrës dhe mushkërive, si dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut.

Sipas këtij programi, të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta ushtrime të moderuara aerobike çdo javë, ose rreth 20 minuta çdo ditë.

Ushtrimet i ndihmojnë të moshuarit për të ruajtur pavarësinë dhe lëvizshmërinë dhe ndihmojnë në parandalimin e rrëzimit, që është. një shkak kryesor i vdekjes mes personave të moshuar.

Një tjetër program i universitetit të Misurit gjithashtu i ndihmon të moshuarit sesi të ruajnë drejtpeshimin e trupit. Specialistë të universitetit shkojnë në qendrat te komuniteteve në të gjithë shtetin e Misurit. /VoA/

Exit mobile version