Site icon Telegrafi

Ushtrimet mesatare

Për të llogaritur se sa hapa në minutë janë të nevojshëm për të arritur ushtrimet mesatare, shkencëtarët kanë analizuar shpenzimin e oksigjenit te 58 femra dhe 39 meshkuj, gjatë ecjes me intensitet të ndryshëm.

Rezultatet kanë treguar se te meshkujt, nga 92 deri në 102 hapa në minutë mund të konsiderohen si ushtrime mesatare, ndërsa te femrat nga 91 deri në 115 hapa.

Duke qenë se rekomandohen së paku dhjetë minuta në ditë ushtrime mesatare, atëherë llogaritet se në këtë periudhë kohore duhet të bëhen afër 1.000 hapa, pohojnë autorët e studimit.

Exit mobile version