Telegrafi

Ushtrimet galiç nxisin testosteronin

Ushtrimet galiç trupin e bëjnë më të lëvizshëm, andaj në fillim të çdo treningu nuk do të keni ndjenjën e ngërçit dhe do të jetë më pak e nevojshme që të ngroheni

Ku ushtrim forcon tajitje të hormonit të rritjes, shton edhe testosteronin.

Ushtrimet galiç janë mënyrë e shkëlqyeshme të forconi këmbët dhe pjesën e poshtme të trupit, por ndikojnë pozitivisht edhe në muskujt e tjerë, para së gjithash, të atyre të barkut dhe të pjesës së poshtme e cila në të vërtetë vështirë definohet dhe lirohet nga shtresat yndyrore.

Këto ushtrime zvogëlojnë edhe rrezikun nga lëndimet e gjunjëve, si edhe të nyjave në përgjithësi, bashkë me treningun e rregullt ato bëhen më rezistuese dhe më të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, ushtrimet galiç trupin e bëjnë më të lëvizshëm, andaj në fillin të çdo treningu nuk do të keni ndjenjën e ngërçit dhe më pak do të jetë nevoja që të ngroheni.

Dy arsye të veçanta janë të rëndësishme, për shkak të të cilave do të duhej të filloni me këtë ushtrim janë tajitja e shtuar e hormonit të rritjes dhe testosteronit. /Telegrafi/