Telegrafi

Ushtrimet fizike dhe këshillat që duhet t’i ndiqni për ta djegur dhjamin në bark

Reduktimi i sasisë së yndyrës në trupin tonë mund të jetë një qëllim sfidues, ndërkaq shtimi i yndyrës shpeshherë mund të jetë detyrë e vështirë për t’u kontrolluar.

Edhe me një dietë të shëndetshme, ushtrimet e rregullta fizike janë të nevojshme për ta djegur dhe eliminuar yndyrën, transmeton Telegrafi.

Yndyra e brendshme në zonën abdominale e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të tipit 2 të diabetit dhe të shumë problemeve tjera shëndetësore.

Andaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa këshilla se si ta shpejtoni djegien e yndyrës në zonën e barkut, e gjithashtu edhe disa ushtrime fizike që ju ndihmojnë në këtë proces.

Këshillat:

– Konsumoni ushqime të pasura me fibra të tretshëm
– Shmangni alkoolin
– Zvogëloni nivelet e stresit
– Shmangni konsumimin e ushqimeve me sheqer
– Kufizoni sasinë e karbohidrateve që i konsumoni, e posaçërisht karbohidratet e rafinuara
– Sigurohuni të bëni gjumë të mirë çdo natë
– Konsumoni më shumë peshk
– Shmangni ushqimet trans-yndyrore
– Konsumoni uthull molle
– Sigurohuni se dieta juaj është e pasur me proteinë
– Shmangni pijet freskuese dhe ato me sheqer artificial
– Pini çaj të gjelbër gjatë ditës

Disa ushtrime fizike që janë të mahnitshme për djegien e yndyrës në zonën e barkut:

 ‘Heavy Side Bend’

‘Mountain Climber’

‘V-UPS’

Bicycle’

‘Plank’