Fjala është për ushtrimet e dedikuara femrave të cilat dëshirojnë të forcojnë trupin pas lindjes, por edhe atyre të cilat nuk janë bërë ende nëna, por që dëshirojnë të formësojnë trupin.
Ushtrimet janë shumë të thjeshta dhe argëtuese, transmeton Telegrafi.
Nëse mund të ndani gjysmë ore në ditë dhe i bëni disa ushtrime me topin e pilatesit, ashtu siç mund ta shihni në video, shumë shpejt do të arrini rezultate. Pos që do të dukeni mirë, do të ndiheni edhe më mirë.
Këto janë ushtrimet për të cilat folëm më sipër:
Në videon e parë mund t’i shihni ushtrimet të dedikuara femrave të cilat kanë lindur – që shpejt të kthejnë formën e trupit. Mirëpo, ushtrimet janë të tilla që lirisht mund t’i aplikojnë edhe femrat të cilat dëshirojnë të forcojnë trupin e tyre.
Në vijim është edhe videoja e dytë, e cila tregon se si për vetëm dhjetë minuta në ditë të arrini të keni stomak të fuqishëm dhe të rrafshët.
Në videon e tretë do të mësoni se si t’i forconi duart për vetëm një muaj.
/Telegrafi/