Site icon Telegrafi

Ushtrime për forcimin e muskujve intimë: Ndryshimet do të vihen re jo vetëm nga ju, por edhe nga partneri juaj

“Wombuilding” është një lloj ushtrimi për të forcuar muskujt intimë të një femre dhe aftësinë për t’i kontrolluar ato

Femrat shpesh përballen me problemin e dobësimit të muskujve vagjinalë, pas lindjes apo operacionit. Për shembull, teshtitja mund të shkaktojë urinim të papritur.

Wombuilding ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe vonon menopauzën. Muskujt e barkut, vithet dhe kofshët janë të përfshirë në mënyrë aktive, transmeton Telegrafi.

Jeta juaj seksuale do të jetë më e mirë dhe muskujt e fortë elastikë do t’ju lejojnë të keni marrëdhënie më intensive, si për gruan ashtu edhe për burrin.

Ky ushtrim rrit nivelin e feromonit dhe stimulon energjinë seksuale.

Para se të filloni formimin e muskujve intimë, konsultohuni me gjinekologun tuaj.

iStock

Ka disa lloje ushtrimesh për forcimin e muskujve vagjinalë, kryesisht me ndihmën e prezervativëve, por ushtrimi më i thjeshtë që mund të përdorni në shtëpi është shtrëngimi dhe relaksimi i përditshëm i muskujve intim.

Filloni me dy minuta dhe gradualisht zgjateni stërvitjen në 20 minuta. Ushtroni të paktën tre herë në ditë. Brenda 10 sekondave, shtrëngoni shpejt dhe lëshoni muskujt dhe më pas pushoni për 10 sekonda. Mjafton të bëni tre herë.

Sigurisht, rezultatet nuk do të shfaqen menjëherë, por pas një ose dy muajsh ushtrime të rregullta do të ndjeni ndryshimet. Dhe partneri juaj do të vërejë (dhe vlerësojë) ndryshimet. /Telegrafi/

Exit mobile version