Një video me pesë ushtrime që duhet të bëhet në 30 përsëritje dhe në tri seri po përhapet në rrjetet sociale. Dhe gjithçka është bërë – shtrirë
Për pulpat e formuara bukur, do të jetë e mjaftueshme të shtriheni në shpinë, të lakoni këmbët në gjunjë dhe thjesht të ngrini gishtat lart, transmeton Telegrafi.
Për një bel të hollë, merrni të njëjtën pozitë fillestare, pra shtrihuni në shpinë dhe lakoni këmbët në gjunjë, pastaj lëvizni gjunjët të bashkuar në tokë në njërën anë dhe pastaj në anën tjetër.
Për të formuar krahët gjithashtu, mund t’i lëvizni vetëm të shtrirë në anën e kundërt të këmbëve. Dhe për një efekt edhe më të fortë – mbajini peshat gjatë gjithë kohës në duar.
Enjoy with workout. pic.twitter.com/NF9qkRS6o5
— MISSION ; FIT??? (@mission_fit0) July 7, 2021
Për një shpinë të formuar bukur, pa jastëk, drejtojeni njërën këmbë nga i njëjti pozicion fillestar, pastaj këmba tjetër në një ndërrim. Vetëm sigurohuni që këmbët tuaja të jenë të tendosura, pra tërhiqni gishtat lart.
Për një prapanicë të formësuar pa celulit, shtrihuni në bark, dhe në mënyrë alternative ngrini njërën këmbë drejt shpinës, pastaj këmbën tjetër të lakuar në gju.
Dhe për kofshët e holla, shtrihuni në shpinë, lakoni këmbët në gjunjë, pastaj ndani ato në tokë dhe kthehuni në pozicionin fillestar.
/Telegrafi/