Me ndihmën e këtij ushtrimi perfekt do t’i jepni formë stomakut tuaj
Secila femër ëndërron të ketë stomak të sheshtë, posaçërisht gjatë verës kur duhet të shëtitë në plazh në rroba banje. Mirëpo shumicës nuk i shkon për dore, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk e keni shprehi që rregullisht të djersiteni nëpër stërvitje apo nuk keni kohë për ushtrime, me siguri e keni të vështirë të arrini qëllimin, aq më parë nëse jeni adhuruese e madhe e ushqimit.
Mirëpo sekreti është në një ushtrim të cilin mund ta bëni kurdoherë dhe kudo qoftë – derisa jeni duke qëndruar ulur, në këmbë apo madje derisa jeni të shtrira në shtrat. Rezultatet janë më shumë se të kënaqshme.
Vakuumi i barkut
• Tërhiqeni barkun brenda, madje në atë mënyrë sikur dëshironi t’i mbërtheni pullat në xhinset e ngushta.
• Me atë rast kujdesuni që të tendosni muskulaturën e stomakut.
• Tendosni gjithë muskulaturën e stomakut aq fort si kur stërvitni shkathtësitë luftarake dhe si kur prisni goditje në atë zonë.
• Nëse nuk i bëni me rregull ushtrimet e stomakut, nuk bën t’i injoroni ushtrimet e muskujve.
Tërheqja e stomakut aktivizon ata muskuj dhe butësisht i stërvit. Efekti pozitiv anësor është që njëkohësisht stërvitni pjesën e poshtme të shpinës dhe kështu shmangni dhembjet në atë pjesë.
Krahas kësaj, kushtoni kujdes që të ushqeheni shëndetshëm dhe të lëvizni rregullisht!
/Telegrafi/