Site icon Telegrafi

Ushtrime kardio me stomak bosh, mënyra më efekte për djegie dhjami në afat rekord (Foto)

Të gjithë kemi dëgjuar sa të mahnitshme janë ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë (HIIT) për humbje të peshës dhe shëndet të përgjithshëm, por ekziston një mënyrë tjetër për të fituar një trup në formë, e për të cilën nuk keni dëgjuar më herët.

Fjala është për ushtrimet kardio me stomak bosh, e cila është metodë revolucionare që ekspertët thonë se djegë më shumë dhjam sesa ushtrimet tradicionale kardio, transmeton Telegrafi.

Në fakt, një studim i fundit i publikuar në ‘British Journal of Nutrition’ ka zbuluar se kur njerëzit kishin agjëruar gjatë ushtrimeve kardio të mëngjesit, ata kishin djegur 20 për qind më shumë dhjam sesa gjatë ditëve kur para ushtrimeve të mëngjesit kanë ngrënë bukë.

Por edhe shumë studime tjera e kanë mbështetur këtë fakt.

Në fakt, Frances Abbot e ka përdorur këtë metodë për djegie dhjami gjatë përgatitjeve të saja për gara të modelimit të fitnesit.

Hulumtimet tregojnë se qarkullimi i gjakut në regjionin e abdomenit rritet kur jeni duke ‘agjëruar’. /Telegrafi/

Exit mobile version