Gjunjët të mbledhur për stomak të fortë
Mblidhni këmbët dhe shtrini duart, tërhiqni këmbët drejt gjoksit dhe përqafojini me duar. Mbani në atë pozitë sa më gjatë që mundeni, pastaj lehtë lëshoni këmbët.
Përsëriteni këtë 12 deri në 16 herë në tri seri të këtyre ushtrimeve, të cilat forcojnë muskujt e barkut, transmeton Telegrafi.
Qëndrimi galiç në ujë për prapanicë të bukur
Uji i cekët është ideal për ulje galiç. Bëni 12 ulje galiç në të seri ushtrimesh mirëpo që duart, në vend që t’i mbani par vetes, mbani mbi kokë.
Qëndrimi galiç ndihmon në formësimin e këmbëve, prapanicë dhe barkut.
Me lëvizje të lehta deri te kërdhokullat e forta
Qëndroni në ujë deri në shpatulla. Mblidhini dhe hapni këmbët dhe ushtrimin përsëriteni pesë herë. Kjo do t’ju ndihmojë të forconi kërdhokullat.
Edhe pse ky ushtrim në dukje të parë është i thjeshtë, uji krijon rezistencë, andaj trupi do të angazhojë më shumë muskuj për të realizuar këtë ushtrim.
Ushtrimi për tërë trupin në cekëtinë
Hyni në cekëtinë, hapni këmbët sa më shumë që të mundeni dhe uji t’ju arrijë deri në shpatulla. Pastaj shtrini duart me shuplakë të kthyera poshtë dhe ngrini thembrat në drejtim të vitheve.
Duke e kthyer të thembrën në pozitën fillestare, ktheni duart në atë mënyrë që shuplakët të jenë të kthyera lart. Stërvitjen përsëriteni edhe me këmbën tjetër dhe do të bindeni se si trupi tendoset.
Boks në ujë për forcim të duarve
Qëndroni në hap të butë dhe merrni pozitë sikur jeni duke boksuar. Uji në pishinë apo në det do t duhej jetë deri te shpatullat në mënyrë që të krijojë rezistencë. Pastaj bëni lëvizje boksi, mirëpo me shuplakë të hapura.
Përsëriteni këtë ushtrim tri herë nga 30 sekonda. Në këtë mënyrë do të forcoi duart dhe muskujt e barkut. /Telegrafi/