Telegrafi

Rutina e thjeshtë 7-minutëshe për humbjen e disa centimetrave në bel (Foto/Video)

Orari i ngjeshur ditor është një ka arsyetimet më të zakonshme për mos bërjen e ushtrimeve fizike – por çfarë nëse një sesion të tërë ushtrimesh fizike do të mund ta përmblidhnit në vetëm shtatë minuta?

Hulumtimet e reja tregojnë se kompletimi i shtatë minutave në ditë me ushtrime të peshës trupore mund të ndihmojnë në heqjen e dhjamit në bel shumë shpejt, transmeton Telegrafi.

Studimi është publikuar në ‘Journal of Sports Medicine and Physical Fitness” dhe kanë monitoruar 29 të rritur të cilët nuk kishin ushtruar rregullisht.

Disa prej tyre i ishin nënshtruar një rutine 7-minutëshe e cila përmbante 12 lloje të ndryshme të ushtrimeve, duke përfshirë pompat, uljen në muri, barkoret, ushtrimin plank, squat, etj.

Pa e ndryshuar dietën fare, të gjithë ata që i ishin nënshtruar kësaj rutine kishin përjetuar ndryshime të dukshme në trupin e tyre.

Pas gjashtë jave, përqindja e dhjamit të tyre trupor kishte rënë prej 2.1%, ndërsa kishin humbur rreth 6 kilogramë masë dhjamore.

Hulumtuesit kanë shpjeguar se ushtrimet e rezistencës ndihmojnë në djegien e dhjamit si dhe në forcimin e trupit. /Telegrafi/