Telegrafi

Ushtrim shtëpiak i cili i jep formë gjithë trupit: Ju nevojiten vetëm dy pjata, dy letra dhe 15 minuta kohë!

Për rezultate të shpejta ky trening është i shkëlqyeshëm

Është shumë interesante, andaj nuk do të mërziteni nëse i bëni ushtrimet, por njëherësh janë edhe shumë kërkuese dhe efikase, aktivizojnë mu çdo muskul në trup, prandaj rezultatet janë të arritshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Për këtë ushtrim do t’ju nevojiten dy pjata kartoni apo dy fletë të zakonshme fletoreje, transmeton Telegrafi.

Është e nevojshme të ndani gjithsej rreth 15 minuta për ushtrime, mirëpo më mirë do të jetë që të përsëritni këtë trening 3 herë në javë.

Gjatë kësaj forme të treningut humben edhe deri në 300 kalori.

Meqenëse ky ushtrim aktivizon çdo muskul, për një muaj do t’i shihni rezultatet, figura do të duket më e tendosur, por do të humbni edhe kilogramët e tepërt.

/Telegrafi/