Site icon Telegrafi

Ushtria talebane me batalion special të kamikazëve

Ushtria e ardhshme talebane – ushtria e Emirateve Islamike të Afganistanit (IEA) – do të ketë një batalion special të kamikazëve, tha një zëdhënës i regjimit taleban.

Njësia e re, e cila sipas disa raportimeve duhet të numërojë deri në 100 mijë kamikazë, të cilët do të jenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave speciale talebane.

Formimin e një njësie zyrtare vetëvrasëse në ushtrinë talebane e ka konfirmuar zëvendësministri për Informim dhe Kulturë, Zabiullah Mujahid, raporton politico.

Gjegjësisht, pasi morën kontrollin e Kabulit në muajin gusht të vitit 2021, autoritetet talebane transmetuan një paradë fitoreje në televizionin kombëtar, e cila u marshua nga njësia e tyre kamikaze, duke paraqitur jelekë vetëvrasës dhe eksplozivë të përdorur për të gjuajtur automjete të blinduara.

Por procedura më specifike, përveç formimit zyrtar të njësisë vetëvrasëse, përfshin vendosjen e 3,000 kamikazëve talebanë në kufirin me Taxhikistanin përballë tensioneve në rritje midis dy vendeve.

Një tjetër akt i autoriteteve që tregon një pasion në rritje për kamikazët si një taktikë ushtarake u zhvillua në Hotelin Intercontinental në Kabul, ku autoritetet talebane organizuan homazhe publike për kamikazët që nuk janë më gjallë. /Telegrafi/

Exit mobile version