Site icon Telegrafi

Ushtria libaneze qëllon dhe arreston sirianin që shtinte me armë mbi ambasadën amerikane në Bejrut – pamje nga shkëmbimi i zjarrit

Ushtria libaneze ka qëlluar dhe arrestuar burrin që shtinte me armë mbi ambasadën amerikane në Bejrut, ka njoftuar ushtria libaneze.

Mediat lokale raportojnë se ka patur shkëmbim zjarri, ku sulmuesi më vonë u identifikua si një shtetas sirian rreth të 30-ve që u arrestua, transmeton Telegrafi.

Ushtria dhe zyrtarë të ambasadës thanë se sigurimi ishte mobilizuar gjatë sulmit të shpejtë, por rojat e ambasadës u lënduan.

Tensionet në këtë rajon janë rritur – pas sulmeve në pikëkalimin kufitar mes forcave izraelite dhe grupit ushtarak libanez Hezbollah – që premtojnë hakmarrje për luftën në Gaza.

Sulmuesi që u qëllua nga ushtria libaneze po vishte një jelek të zi, ku shkruante “shteti islamik”. E motivet e sulmit në ambasadën amerikane në Bejrut mbeten të paqarta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version