Site icon Telegrafi

Ushtria libaneze ia kthen për herë të parë zjarrin forcave izraelite

Ushtria libaneze ia ka rikthyer zjarrin forcave izraelite për herë të parë që nga fillimi i konfliktit një vit më parë, ka bërë të ditur për Reuters një burim brenda forcave të sigurisë.

Ushtria vetë ka theksuar se ka hapur zjarr “mbi burimin” e sulmeve izraelitë në postbllokun ushtarak libanez në jug të vendit, ku mbeti i vrarë një prej ushtarëve, transmeton Telegrafi.

Ky lajm vjen vetëm disa orë pasi ushtria njoftoi se një ushtar tjetër libanez është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi u shënjestrua gjatë sulmeve izraelite derisa ishte me një mision shpëtimi me Kryqin e Kuq.

Në anën tjetër, ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se afro 2 mijë libanez janë vrarë në Liban.

Në një total prej 1,974 persona, përfshirë 127 fëmijë janë vrarë nga sulmet izraelit në Liban në vitin e fundit, thuhet ndër tjera nga kjo ministri.

Në anën tjetër Firass Abiad që drejton këtë ministri, ka njoftuar se 9,384 tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite.

Ndryshe Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr që nga tetori i vitit të kaluar, por konflikti kulmoi këtë javë, kur Izraeli filloi inkursionin tokësor në Liban. /Telegrafi/

Exit mobile version