Dy militantë të Hezbollahut janë vrarë në Liban, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Ushtria izraelite tha se gjatë natës kanë goditur objektiva të lidhura me grupin militant libanez.
Siç raportohet, IDF ka sulmuar drejt “objektivave terroriste” në Khiam, duke përfshirë infrastrukturën e vendit dhe dy struktura ushtarake, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Për më tepër, ushtarët e IDF-së qëlluan për të larguar një kërcënim të afërt në zonë”, tha ushtria.
“Gjithashtu, një aeroplan i forcave ajrore të Izraelit eliminoi dy terroristë të Hezbollahut”, shtoi IDF.
Ndryshe, IDF dhe Hezbollahu rregullisht kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit, por sulmet mes tyre janë shtuar që kur Izraeli filloi operacionin e tij ushtarak në Gazë.
Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu mbështetet nga Irani. /Telegrafi/