Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se aeroplanët e saj kanë goditur selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Liban.
“IAF (Forcat Ajrore të Izraelit) kanë kryer një sulm në një qendër komanduese të selisë së inteligjencës së Hezbollahut dhe një punëtori nëntokësore të armëve në Bejrut”, tha IDF.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse shtabi i supozuar është dëmtuar apo shkatërruar.
IDF tha se “hapa të shumtë” u ndërmorën për “zbutjen e rrezikut të dëmtimit të civilëve”, duke përfshirë lëshimin e paralajmërimeve të avancuara për popullsinë në zonë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Për më tepër, IAF goditi dhe eliminoi terroristin Al-Haj Abbas Salama në zonën e Tebnine, një komandant i lartë në frontin jugor të Hezbollahut”, shtoi ushtria izraelite.
IDF pretendon se Salama mbikëqyrte luftimet në zonën Bint Jbeil dhe “ekzekutoi shumë sulme terroriste” kundër Izraelit.
“Për më tepër, terroristët Rada Abbas Awada dhe Ahmad Ali Hussein u eliminuan”, vazhdoi IDF.
Siç thekson ushtria izraelite, Awada ishte një ekspert i lartë i komunikimit të Hezbollahut dhe Hussein shërbeu si kreu i një njësie të prodhimit të armëve që ishte “përgjegjëse për ndërtimin e armatimit strategjik të Hezbollahut, pas trajnimit të thelluar të prodhimit në Iran”. /Telegrafi/