Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite deklarohet e gatshme për pushtimin tokësor të Libanit ‘nëse është e nevojshme’

IDF ka mbajtur një konferencë shtypi televizive në momentet e fundit, në të cilën një zëdhënës përsëriti pretendimet se forcat izraelite janë të përgatitura për një pushtim tokësor të Libanit nëse është e nevojshme.

Kundëradmirali Daniel Hagari përsëriti se Izraeli “nuk po kërkon luftë”, por tha se do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme” për të garantuar sigurinë në kufirin verior të vendit.

I pyetur nëse kjo vlen edhe për një luftë me Libanin, ai tha: “A është ushtria e përgatitur? Po. Ushtria është në gatishmëri të plotë dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të rikthyer në shtëpi të gjithë qytetarët tanë në kufirin verior të sigurt”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raporton Ministria e Shëndetësisë e Libanit, numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të fundit izraelite është rritur në 356, me gra dhe fëmijë në mesin e të vdekurve.

Duke iu referuar viktimave civile të shkaktuara nga sulmet e fundit, Hagari tha se ushtria e tij ka bërë përpjekje të mëdha për të mos goditur civilët dhe se do të bëjë çdo gjë për të zbutur dëmin ndaj tyre gjatë aktiviteteve operacionale

“Në mesin e të vrarëve ishte një numër i madh i terroristëve të Hezbollahut”, tha shefi i ushtrisë izraelite.

Ndryshe, IDF thotë se ka goditur 1,300 objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version