Site icon Telegrafi

Ushtria e Nepalit ka gjetur vendin ku është rrëzuar aeroplani të dielën – konfirmohen 14 viktima

Ushtria e Nepalit ka bërë të ditur këtë mëngjes se kishte gjetur vendin e rrëzimit të një aeroplani me 22 persona, i cili u zhduk nga kryeqyteti i vendit Katmandu të dielën.

“Njësitë e kërkimit dhe shpëtimit kanë gjetur vendin e rrëzimit”, ka thënë zëdhënësi ushtarak Narayan Silwal për mediat lokale, përcjell Telegrafi.

Aeroplani është në pronësi të një kompanie private, i prodhuar në Kanada dhe fluturoi për Tara Air.

Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani janë konfirmuar 14 persona të vdekur.

Aksidentet e aeroplanëve në Nepal janë të shpeshta për shkak të ndryshimit të kushteve të motit dhe pistave të vendosura në vende malore.

Katër indianë, dy gjermanë dhe 16 qytetarë nepalezë ishin në një aeroplan që po fluturonte 20 minuta para se të humbiste kontakti me ekuipazhin. /Telegrafi/

Exit mobile version