Site icon Telegrafi

Ushtria e Azerbajxhanit thotë se ka hyrë në rrethin Aghdam, zona që iu dorëzua pas marrëveshjes së paqes me Armeninë

Ushtria e Azerbajxhanit thotë se ka hyrë në rrethin e Aghdam, zona e parë nga tre vendet që iu dorëzuan vendit pas marrëveshjes së paqes me Armeninë për rajonin Nagorni-Karabaku.

“Njësitë e Ushtrisë së Azerbajxhanit kanë hyrë në rajonin e Aghdam më 20 nëntor”, tha ministria e mbrojtjes azere, derisa rajoni ishte i kontrolluar nga separatisët armenë për gati 30 vite.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, si pjesë e marrëveshjes së paqes, Armenia ra dakord të kthente rreth 15 deri në 20 për qind të territorit të Nagorni-Karabakut, të kapur nga Azerbajxhani në luftimet e fundit, përfshirë qytetin historik, Shusha.

Armenia gjithashtu do të dorëzojë rrethin Kalbajar më 25 dhjetor dhe rrethin Lachin më 1 dhjetor.

Bazuar në raportimet e fundit thuhet se rrethi Aghdam është shndërruar në një qytet fantazmë. /Telegrafi/

Exit mobile version