Site icon Telegrafi

Ushtria amerikane vret liderin e Al-Qaedas në Afganistan gjatë një sulmi me dron

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al Qaedas, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron, raporton CNN.

Qeveria amerikane akoma nuk e ka konfirmuar vdekjen e Al-Zawahiri, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Joe Biden do t’i adresohet qytetarëve në një konferencë të mbajtur, lidhur me operacionet e njësisë kundër terrorizmit.

“Gjatë vikendit, Shtetet e Bashkuara kanë kryer një operacion kundër terrorizmit kundër liderit të Al Qaedas në Afganistan. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm dhe nuk raportohet për civilë të lënduar apo vdekur nga ky sulm me dron”, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

E Biden i cili rezultoi pozitiv në testin e COVID-19 dhe po ballafaqohet me virusin, do t’i drejtohet qytetarëve nga tarraca e dhomës së kaltër në Shtëpinë e Bardhë.

Zawahiri vjen nga një familje egjiptiane, shkruan New York Times. Gjyshi i tij Rabia’a al-Zawahiri ishte imam në Universitetin al-Azhar në Kajro.

Stërgjyshi i tij Abdel Rahman Azzam, ishte Sekretari i parë i Ligës Arabe. /Telegrafi/

Exit mobile version