Komanda qendrore e ushtrisë amerikane ka shpërndarë fotografitë e armëve të avancuara konvencionale që i ka sekuestruar.
Armët ishin në posedim të Houthi-ve jemenas – që po cilësohet si sekuestrimi i parë i armëve vdekjeprurëse, me të cilat Irani po e furnizon këtë grup militant që nga nëntori, transmeton Telegrafi.
Sekuestrimi i armëve përfshinë raketa balistike iraniane, dhe komponentë tjera të raketave të kalibrit të ndryshëm.
“Sipas analizave të para, këto armë të njëjta janë përdorur nga Houthi, duke kërcënuar dhe sulmuar civilët në ujërat ndërkombëtare që anijet e mallrave i përdorin si tranzit në Detin e Kuq”, u tha nga qendra komanduese e ushtrisë amerikane.
Në anën tjetër, SHBA-të dhe Britania e Madhe janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet ndaj këtij grupi militant, derisa të zmbrapsen dhe të mos përbëjnë më rrezik për anijet e mallrave. /Telegrafi/