Telegrafi

Ushtari rus vret tre kolegë të tij në një bazë ajrore në qendër të Rusisë

Foto: Ilustrim

Një ushtar rus ka vrarë të paktën tre zyrtarë të tjerë ushtarak në një bazë ajrore në rajonin e Voronezh.

Siç njoftojnë mediet ruse, përcjell Telegrafi, një ushtar ka shtënë mbi shokët e tij, duke lënë të vdekur dy oficerë dhe një mercenar, kurse viktima e katërt i ka mbijetuar plagëve dhe është shtruar në spital.

Shërbimet e urgjencës mjekësore kanë njoftuar se të shtënat ndodhën në ora 05:45, sipas kohës lokale në Moskë.

Hetuesit dhe prokurorët e kanë konfirmuar aksidentin, por nuk kanë pranuar të japin detaje.

Media ruse Interfax, duke cituar një burim që lidhet me incidentin, thotë se i dyshuari është ushtari 20-vjecar Anton Makarov. /Telegrafi/