Telegrafi

Ushqimi rrit epshin

Ushqimet dhe preparatet të cilat nxisin libidon duket të jenë të ngjashëm me placebon (bar që nuk ka efekt), dhe njerëzit vetë e nxisin epshin e tyre. Më e rëndësishme është ajo që njeriu ka në tru se ajo që ka në bark, mirëpo nëse mendoni se ushqimet e veçanta kanë ndikim te ju, duhet t’i përdorni.

Sipas studimeve, mosfunksionimi seksual ndonjëherë është pasojë e sëmundjeve vaskulare. Kështu duke marrë ushqime të shëndetshme do t’i mbani enët e gjakut të shëndosha dhe si rrjedhim epshi seksual do të jetë më i mirë. /Telegrafi/