Me siguri keni dëgjuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme – por a keni dëgjuar se edhe dreka mund të ketë rol të madh në ditën tuaj?
Zgjedhni kombinimin e duhur dhe tërë ditën do të jeni energjik. Megjithatë, nëse zgjedhni kombinimin e gabuar, ju mund të mbetni tërë ditën të lodhur, të rraskapitur dhe të uritur para se të kalojnë dy orë nga hera e fundit që keni ngrënë, transmeton Telegrafi.
Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar për një ushqim të cilin shumica e konsumojnë në drekë, e që nga tani duhet të fillojnë ta shmangin.
USHQIMI QË DUHET SHMANGUR: BUKA E BARDHË
Nëse e mbushni sandviçin me përbërësit e duhur, ai mund të jetë i shëndetshëm dhe tejet i shijshëm si pjesë e shujtës së drekës. Por zakonisht nuk ndodh kjo, e veçanërisht kur nuk keni shumë kohë në drekë.
Kësisoj, ju zgjedhni bukën e bardhë si pjesë të shujtës së drekës, dhe nga tani duhet ta shmangni këtë.
Me shumë pak fibra dhe indeks të lartë glicemik (GI), buka e bardhë priret t’jua rritë sheqerin në gjak.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë të zgjidhni bukë tërshëre të cilat janë të mbushura me fibra. /Telegrafi/