Telegrafi

Ushqimi për tru

Nxënësit e shkollës Cricket Green School, gjatë eksperimentit janë ushqyer vetëm me ushqime të shëndosha, me shumë pemë të freskëta, ndërsa u është dhënë edhe shtojca multivitaminoze.

Pija kryesore ka qenë uji, kurse lëngjet e ëmbla dhe ‘grimcueset’ janë flakur nga menyja. Pas 7 muajsh të ushqimit të këtillë, mësuesit kanë vërejtur se nxënësit ishin më të qetë, më pak të tendosur, me më pak dhimbje, ndërsa edhe përqendrimi u ishte përforcuar.

Projektin e kishte drejtuar organizata bamirëse Food for the Brain (Ushqimi për tru), ndërsa rezultatet sugjerojnë lidhjen e qartë të ushqimit me shëndetin mendor. /Telegrafi/