Hulumtuesit nga Universiteti Emori i Atlantës që nga viti 1969 kanë përcjellë shprehitë ushqyese të katër fshatrave në Guatemala. Rezultatet kanë treguar se ushqimi kualitativ në dyvjeçarin e parë të jetesës ka ndikim të madh në zhvillimin e aftësisë për të lexuar dhe për të folur.
Përveç kësaj, ushqimi kualitativ në fëmijëri të hershme konsiderohet se ndikon edhe në gjatësinë e njeriut, duke e rritur atë për 2 centimetra më shumë.