Studiuesit përcollën rreth 88 mijë femra të shëndetshme për 25 vite. Ata kanë studiuar zgjidhjet e tyre në ushqim dhe kanë përcjellë edhe sulmet në zemër dhe në tru. Ato të cilat ishin ushqyer në mënyrë të ngjashme si i është rekomanduar nga organet, kishin arritur ta ulin presionin e gjakut.
Ky plan i ushqimit ka favorizuar pemët, perimet, drithërat, qumështin me pak yndyrë dhe proteinat me prejardhje bimore.
Gratë që ushqeheshin me këto gjëra ishin rreth 24% më pak të prira të kenë sulme në zemër, dhe 18% më pak sulme në tru, krahasuar me femrat pa kontroll dietale.
Sipas studiuesve, një regjim të kontrolluar të ushqimit duhet ta kenë edhe njerëzit e shëndoshë dhe jo vetëm ata të rrezikuarit. Nuk është mirë të mendohet “Unë nuk kam presion të rritur të gjakut dhe nuk kam nevojë të ndjek këtë këshillë”.