Telegrafi

‘Ushqimi i shpejtë’ vret!

Ekspertët e NICE thonë se nëse prodhuesit e këtyre ushqimeve do të përdornin më pak kripë dhe yndyra për produktin e tyre, atëherë do të shpëtonin jetën e më shumë se 40.000 njerëzve në vit.

Kjo organizatë pohon se qeveritë duhet të bëjnë më shumë në detyrimin e prodhuesve të ushqimit që të përdorin sa më pak kripë dhe yndyra, dhe njëherit kërkojnë që ushqimi i shëndetshëm (me më pak kripë dhe yndyra) të shitet më lirë, ashtu që t’i motivojë konsumatorët që ta zgjedhin atë. /Telegrafi/