Telegrafi

‘Ushqimi i shpejtë’ ndikon në impaktin mendor

Një studim prej tre eksperimenteve i bërë në Universitetin e Torontos, ka sqaruar se pse imazhet e ‘Fast Food’ mund të ndikojnë në impaktin tonë mendor. Eksperimenti i parë përfshiu 57 participantë të cilët janë vënë para monitorëve të kompjuterëve. Gjysma e tyre iu nënshtruan monitorëve pa kurrfarë imazhi, kurse gjysma tjetër logove të ‘ushqimit të shpejtë’. Pas kësaj, të dy grupeve iu është shkruar nga një tekst, të cilin më shpejtë e lexuan studentët që panë logot e ‘ushqimit të shpejtë’.

Në eksperimentin e dytë, pjesëmarrësit u pyetën se kur kishin ngrënë për herë të fundit ‘ushqim të shpejtë’ dhe kur kishin shkuar për shopin, ndërsa rezultatet treguan se pjesa më e madhe e tyre e kujtonin drekën e fundit me ‘ushqim të shpejtë’. Në eksperimentin e tretë, studentët e universitetit i janë nënshtruar pyetjes se cilat logo janë më estetike, ata të ‘ushqimit të shpejtë’ të industrive (McDonalds ose KFC) apo të restoranteve më të lira. Pjesa më e madhe u përgjigj për logot e ushqimit të shpejtë. Gjithashtu u konstatua se ushqimi i shpejtë ndikon në shpenzim të tepruar të të hollave.

Nga gjithë ky studim vijmë në përfundim se ekspozimi para ushqimeve apo simboleve të ‘Fast Food’ ndikon në impaktin dhe mosdurimin tonë mendor, duke vërtetuar se ushqimi i shpejtë mund të jetë indikator i lartë i sjelljeve të njeriut. /Telegrafi/