Site icon Telegrafi

Ushqimi i pasur me yndyra dhe kanceri i gjirit

Gjendja shëndetësore e të hulumtuarve është përcjellë për 6 vite, pas të cilave në 137 femra është diagnostikuar karcinoma e gjirit.

Autorët e studimit pas hulumtimeve të shumta kanë ndarë disa faktorë të cilët kanë ndikuar në rritjen e rrezikut nga kanceri i gjirit.

Këtu para së gjithash është përfshirë marrja e paktë e bukës dhe lëngjeve të pemëve, si dhe marrja e shtuar e mishit të përpunuar, dhjamit dhe yndyrave tjera shtazore.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se konsumimi i përgjithshëm i yndyrave dhe jo lloji i yndyrës, është përgjegjës për rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Exit mobile version