Site icon Telegrafi

Ushqimi i pashëndetshëm shkakton vartësi

Ushqimi yndyror dhe i ëmbël ngacmon disa qendra në tru duke shkaktuar kënaqësi dhe komoditet.

Bëhet fjalë për të njëjtat qendra trunore, të cilat ngacmohen edhe në momentet kur merret heroina ose nikotina.

Dhe kjo është arsyeja thelbësore pse ushqimi jo i shëndetshëm mund të shkaktojë vartësi.

Ky zbulim, pjesërisht shpjegon arsyen pse mbipesha po bëhet problem gjithnjë e më i madh anekënd botës dhe pse lokalet që ofrojnë ‘ushqim të shpejtë’ kanë aq shumë punë. /Telegrafi/

Exit mobile version