Studiuesit amerikanë kanë identifikuar disa përbërës të cilët ruajnë shijen, aromën, ngjyrën, pamjen dhe vlerat ushqyese të produkteve të ngrira, si dhe pengojnë prishjen për shkak të lëkundjeve të temperaturës (gjatë lëvizjes prodhues-shitës-konsumator).
Përbërësit e studiuar pengojnë humbjen e lagështisë, krijimin e kristaleve të ujit në sipërfaqe dhe në brendi të produktit dhe de-emulgimin, ndërsa përbëhen prej kombinimeve të amidonit, emulgatorëve dhe produkteve që shkaktojnë mpiksje./Telegrafi/