Site icon Telegrafi

Ushqimi ditor i Kourtney Kardashianit: Kurrë nuk ka pasur probleme me peshën trupore!

Edhe pse i shikojmë se si me vite të tëra në rrjetet shoqërore reklamojnë produkte të ndryshme për ushqim, shejkë, çaje dhe sallata të brendeve të veta dhe të atyre të huaja, a keni pyetur ndonjëherë çfarë ata vërtet hanë dhe cilat janë shprehitë e tyre?

Sot i kemi “hedhur një sy” menysë ditore të motrës më të madhe të familjes – Kourtney Kardashian, e cila kurrë nuk ka pasur probleme me tepricën e kilogramëve.

Tani do të zbulojmë edhe përse është ashtu.

Kur vetë Kourtney shkruan në sajtin e saj, Poosh, ajo çdo ditë e fillon me një filxhan proteina, të cilat përmbajnë vitaminë C dhe e cila është ushqyese për flokë dhe thonj, transmeton Telegrafi.

Pijet e mëngjesit

Një ndër më të preferuarat për kafjall të motrës Kim Kardashian është smothie i saj me avokado, e cila patjetër duhet të ketë në vete mjaltë dhe qumësht kokosi.

Edhe një pije të cilën Kourtney e adhuron në mëngjes është matcha latte. Shumicën e ditëve e fillon pikërisht me përzierjen e pluhurit matcha dhe qumështit të bajameve.

Matcha latte – mund të jetë zëvendësim i shëndetshëm për kafen. Fjala është për çajin më të mirë të gjelbër, të prodhuar në mënyrë speciale i cili bluhet dhe bëhet pudër e pastër dhe përgatitet me ujë të nxehtë.

Përbërësit:

– 1 lugë e vogël pluhur matcha;
– ¼ e filxhanit ujë të nxehtë;
– 1 filxhan qumësht (qumësht lope apo bimor, sipas dëshirës suaj; ne ju rekomandojmë qumësht bajameje).
– Disa pika stevie apo 1 ¼ e lugës së vogël sheqer kokosi.

Përgatitja:

Në filxhan qitni pluhur matcha dhe qitni sipër ujë të nxehtë.
Lëreni të qëndrojë 1 – 2 minuta pastaj përzieni ngadalë.

Nxehni dhe përzieni qumështin në blender, apo përzieni mirë derisa të krijohen flluska të vogla dhe pastaj qiteni në çaj.

Qiteni në filxhan të madh, qitni sheqer sipas dëshirës dhe kënaquni.

Kafjalli

E ëma e tre fëmijëve dëshiron që të dielën në mëngjes me fëmijët të gatuaj krepa nga bananet apo kungujt, ndërkohë në Instagram na ka “përshëndetur” disa herë bash me këtë kafjall.

Dreka

Kourtney Kardashian zakonisht ha drekën me pjesëmarrje të ulët të karbohidrateve. Një drekë e saj mesatare përmban vezë të zier shumë si burim proteinash, avokado, domate dhe djathë mocarelë të freskët (ndonëse kryesisht ha pa produkte të qumështit).

Pjekurinat

Pjekurinat e preferuara të kësaj bukurosheje, aq më tepër derisa është me pushime, përfshijnë kroasanë të cilët i adhuron.

Darka

Kourtney dëshiron të “kollofitë” bashkë me vogëlushët e saj versionin e shëndetshëm të shkopthave nga mishi i pulës të pjekura në furrë me miell kokosi dhe qumësht bajameje.

Deserti

Për fëmijët e vet (apo nëse dëshiron mesracion të ëmbël), Kourtney dëshiron të ketë pjekurina të shëndetshme në shtëpi. Këto i përfshin të gjitha nga jogurtët organikë të pemëve, bajameve me çokollatë, deri te mangoja e thatë…

Një gjë të cilën Kourtney e adhuron është pudingu nga chia.

Pije në mbrëmje

Courtney Kardashian e përfundon ditën e saj me kafe me qumësht dhe pluhur kolagjeni, çdo natë për forcimin e proteinave shtesë.

Është ky një produkt që përmban proteina me aromë dredhëze dhe është i pasur me kolagjen dhe melatonin, të cilat mund t’i zëvendësoni me disa smothie që mund t’i bëni vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version