Ushqimi vegjetarian shmang ushqimet me prejardhje shtazore dhe në këtë mënyrë, përmban sasi të vogël të yndyrave të ngopura dhe kolesterol.
Ushqimet bimore treten më ngadalë, kështu që nuk shkaktojnë ngritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak (gjë që mund të jetë e rrezikshme për diabetikët).
Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se ushqimi me prejardhje bimore përmirëson reagimin e organizmit ndaj insulinës.
Duhet të kihet parasysh se ushqimi vegjetarian zakonisht ka mungesë të kalciumit, vitaminës B12 dhe vitaminës D, prandaj nëse preferoni këtë ushqim atëherë duhet t’i kompensoni ato me anë të suplementeve.