Site icon Telegrafi

Ushqimet që shuajnë ereksionin

Libidonë seksuale në masë të madhe mund të përmirësojnë disa artikuj, shkruan telegrafi. Mirëpo, është mirë të mësoni se çka nuk duhet të hani drejtpërdrejt para seksit.

Salçiqet
Assesi nuk do të duhej të hani për darkë këtë artikull, nëse shpresoni për një aktivitet në dhomën e gjumit. Salçiqet janë të ngopura me yndyrë, e cila i mbyll arteriet e penisit, ndërkaq nëse dëshironi që të kënaqeni duke bërë seks, patjetër duhet t’i shmangeni këtij ushqimi. Veç kësaj, ky artikull ushqimor përgatitet nga mishi i cilësisë së dobët, gjë që mund të shkaktojë një shkallë më të lartë të inflamacionit dhe të shkatërrojë balancën e hormoneve.

Çipsi djegës
Do të befasoheni përse ky artikull me shije kaq të këndshme nuk është zgjedhje e mirë? Nëse planifikoni të keni natë të zjarrtë me të dashurën, është më mirë që këtë artikull ta shmangni. Në të vërtetë si edhe te salçiqet, yndyra ndikon keq në qarkullimin e gjakut dhe në nivelin e testosteronit. Veç kësaj, sasia e madhe e kripës mund të ketë ndikim dukshëm negativ te meshkujt me shtypje të lartë të gjakut, i cili do të përballet me problemin e ereksionit. Dhe vlen të përmendet që sasia e madhe e kripës shton krijimin e gazrave.

Nana
Natyrisht, aroma e freskët është e obligueshme nëse përgatiteni për seks, mirëpo nëse provoni nanan, do të mund t’ju shkatërrojë aftësitë tuaja në shtrat. Menta ul nivelin e testosteronit, dhe vetvetiu edhe nivelin e dëshirës.

Pjekurina të ndryshme dhe ëmbëlsirat
Nëse jeni të uritur dhe mendoni se më mirë është që në gojë të fusni ndonjë çokollatë, do të bëni gabimin fatal. Çokollata për një moment dukshëm do ta shtojë dozën e sheqerit në gjak, mirëpo niveli i tillë në një afat shumë të shkurtër fuqishëm do të ulet dhe pastaj do të ndieni uri më të madhe se kurrë më parë. Andaj, më me dëshirë hani fruta arrore apo perime të gjelbra. /Telegrafi/

 

Exit mobile version