E dini ndjenjën kur jeni në dhembje aq të madhe pas një stërvitje intensive sa që mezi e bindni veten se mund ngriheni në këmbë, e lëre me t’i bëni normalisht aktivitetet ditore?
E dini atë kohën kur keni sfiduar veten për t’i bërë 100 squats në një stërvitje? Të gjithë e kemi pasur përvojën e njëjtë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, gjëja është se ju mund të jeni në gjendje t’i parandaloni shqetësimet e mëdha duke konsumuar disa ushqime për lehtësim të dhimbjeve të muskujve nga ushqimet e palestrës.
Por, para se të flasim për këto ushqime të shijshme, le të flasim se pse ndodhin këtë dhimbje pikë së pari.
Sipas Pete McCall, fiziolog i ushtrimeve dhe trajner personal, presioni nga muskujt e lënduar është “përgjegjës për dëmtimet në fibrat individuale të muskujve”, ka thënë ai për “Women’s Health”.
“Shembulli më i lehtë është se ju lëndoni fibrat e muskujve gjatë stërvitjeve, pastaj trupi i ndërton mbrapsht ato gjatë shërimit, duke shkaktuar inflamacion”. Kështu që, edhe pse dhembjet nuk ndjehen të këndshme, zakonisht do të thotë se ju keni bërë diçka si duhet në ushtrimet e palestrës, dhe si rezultat, muskujt tuaj janë duke u rritur, rindërtuar, dhe duke ju bërë më të fortë.
Ju mund t’i lehtësoni dhembjet e muskujve tuaj në disa mënyra të ndryshme, si p.sh. duke bërë zgjatje të muskujve, etj.
Po ju mund të mos e keni ditur se janë disa ushqime, jo vetëm që do t’ju lehtësojnë dhimbjet, por gjithashtu i ndihmojnë muskujt tuaj të shërohen më shpejt.
Provoni të përfshini këto ushqime pas palestrës që të mund të ktheheni prapë dhe ta “mbysni lojën”.
– Xhenxhefili
– Lëngu i qershijave
– Ananasi
– Lëngu i kokosit
– Vezët
– Arrat
– Salmoni
– Patatet e ëmbla