Në një përballje të fundit në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Real Sociedad, Kylian Mbappe tregoi shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, duke bërë krahasime me sprinterin legjendar Usain Bolt.
Sulmuesi 25-vjeçar, i njohur për ritmin e tij të shpejtë që shpesh i lë mbrojtësit pas, vrapoi për 10.9 sekonda 100 metra, sipas asaj që raporton BBC.
Kjo arritje e jashtëzakonshme e pozicionon Mbappen pak më shumë se një sekondë pas rekordit botëror të Bolt prej 9.58 sekondash.
Pavarësisht diferencës së vogël, shkathtësia elektrizuese e sulmuesit dhe aftësia për të shënuar gola e shtynë PSG-në në çerekfinale me një dygolësh mahnitës në ndeshjen e dytë.
Mbappe është ende i ri dhe me stërvitjet e tij të përditshme, ai mund edhe të arrijë këtë rekord botëror të xhamajkanit legjenda. /Telegrafi/