Legjenda e atletikës, Usain Bolt, ka kritikuar Manchester Unitedin se mbështetet kaq shumë te Cristiano Ronaldo.
Dhe ish-sprinteri xhamajkan pranon se donte që Antonio Conte të zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaer përpara se italiani të pranonte marrëveshjen me Tottenhamin.
Forma e dobët e United ka bërë që ata të bien në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës Premier, nëntë pikë prapa liderit Chelsea.
Djajtë e Kuq kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë dhe e njëjta ecuri i ka parë ata të humbin katër herë, duke përfshirë humbjet poshtëruese në shtëpi ndaj rivalit të vjetër Liverpoolit dhe atij lokal Man Cityt.
Por, tifozi i Djajve të Kuq, Bolt, beson se klubi i tij po mbështetet shumë te Ronaldo.
Ai tha për The National: “Cristiano na ka shpëtuar në çdo ndeshje. Një lojtar duhet të bëjë të gjithë punën. Nuk kemi luajtur futboll të mirë për kaq shumë kohë”.
Megjithatë, Bolt mendon se ekipi ka shkuar mjaft poshtë dhe se tani duhet dikush ta zëvendësojë Solskjaerin edhe pse Conte ishte i preferuari i tij.
“Doja Conten. Ai do të bëjë shumë mirë te Spurs, ai do t’i organizojë ata. Kudo që shkon, ai e strukturon ekipin aq mirë. Në janar, ai me siguri do të marrë një ose dy lojtarë”.
“Pastaj në fund të sezonit, ai ndoshta do të gjejë lojtarët e duhur dhe do t’i sjellë ata”, shtoi më tej Bolt. /Telegrafi/