Site icon Telegrafi

Usain Bolt i është bashkuar organizatës irlandeze të eSports WYLDE

Organizata irlandeze e sporteve elektronike WYLDE ka njoftuar se ylli i sportit global dhe medalisti olimpik Usain Bolt është bashkuar si bashkëpronar i saj.

Ndërsa eSports po vazhdon të ketë një rritje të madhe, shumë emra të famshëm, po bëhen pjesë e tij për të ndihmuar organizatat dhe ekipet në krijim të përvojave të reja, jo shumë kohë më parë reperi Snoop Dog ishte bashkuar me organizatën FaZe, e sot është konfirmuar edhe bashkëpunimi i Usain Bolt me organizatën WYLDE.

Fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike Bolt si pjesë e organizatës do të mbështesë misionin e organizatës për të identifikuar, fuqizuar dhe mbështetur talentin, duke adoptuar një angazhim të fortë ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga eSports

Si bashkëpronar dhe anëtar aktiv i ekipit drejtues, Usain Bolt do të përfshihet në një sërë aktivitetesh të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e markës WYLDE.

Organizata WYLDE garon në video-lojërat si Rainbow Six Siege, Valorant, Rocket League dhe FIFA dhe ka rekrutuar lojtarë profesionistë, atletë të akademisë dhe krijues të përmbajtjes në 16 vende.

Usain Bolt, komentoi: “WYLDE është në një udhëtim për t’u bërë një nga markat më të mëdha në sportin me rritje më të shpejtë në botë. Në eSports, si në pistë dhe fushë, është thelbësore të kesh atë mentalitet konkurrues dhe fitues. Mezi pres të punoj me ekipin drejtues të Wylde për të ndihmuar lojtarët tanë të arrijnë potencialin e tyre, duke u kujdesur gjithashtu për mirëqenien e tyre fizike dhe mendore”.  /Telegrafi/

Exit mobile version