Me qëllim të tërheqjes së investimeve dhe përshpejtimi të zhvillimit të paneleve diellore, Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në bashkëpunim me ekspertë lokalë të mjedisit dhe shkencëtarët e të dhënave po përcaktojnë se sa energji elektrike mund të prodhohet nga energjia diellore në një numër të caktuar zonash në mbarë Kosovën.
Gjatë muajve të fundit USAID-i ka analizuar me dron mbi një milion metra katror çatish në parqet industriale dhe të biznesit në mbarë Kosovën.
Bizneseve dhe komuniteteve potenciale u prezantohet më pas me analiza dhe orientohen drejt procesit të të qenit blerës potencial dhe përfitues të financimit.
Analiza vlerëson potencialin e tyre të energjisë diellore, respektivisht se sa energji elektrike mund të prodhohet nga këto çati.
“Bizneset me mundësi të qëndrueshme solare do të prezantohen në analizën e tregut, dhe – nëse janë të interesuar – do të udhëhiqen përmes procesit për t’u bërë blerës dhe të kenë qasje në financimin e mundshëm”, thuhet në njoftimin e USAID.
Ndryshe, USAID bën të ditur se çdo zonë mbulon mesatarisht 200-250 hektarë me 100-200 çati. /Telegrafi/