Site icon Telegrafi

Uruguai fiton ndaj Arabisë Saudite, kualifikohet në rundin eliminator

Luis Suarez duke festuar golin ndaj Arabisë Saudite me bashkëlojtarët (Foto: Getty Images)

Përfaqësuesja e Uruguait ka fituar ndaj Arabisë Saudite me rezultat 1-0.

Skuadra latine edhe pse fitoi me rezultat të ngushtë, ajo ishte dukshëm më e mirë në fushën e blertë.

Golin e parë dhe të vetëm në takim e shënoi Luis Suarez në minutën e 23-të pas asistimit nga Carlos Sanchez.

Gëzimi i Luis Suarez te goli i fitores (Foto: Getty Images)

Pjesa e dytë ishte me më pak raste pasi të dy skuadrat u tërhoqën paska.

Pas kësaj fitore Uruguai ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e dytë me aq pikë sa Rusia.

Matias Vecino gjatë një dueli me Hatan Bahbir (Foto: Getty Images)

Të dy skuadrat e lartpërmendura janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt (1/8 e finales), kurse Arabia Saudite dhe Egjipti janë eliminuar.

Ndeshja e ardhshme e Uruguait është ndaj Rusisë, përcaktuese për pozitën e parë në grup. /Telegrafi/

Exit mobile version